Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të udhëtojë në Rusi këtë muaj, për bisedime me Presidentin Vladimir Putin, tha Kremlini të enjten, duke njoftuar takimin e parë mes palëve, që kur Kim mori pushtetin në vitin 2011.
Njoftimi përkon me një moment mosmarrëveshjeje në përpjekjet e administratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump për të arritur një pakt me Kim Jong un, për t’i dhënë fund tensioneve bërthamore në gadishullin Korean.
Koreja e Veriut tha të enjten se nuk donte më të merrej me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo dhe bëri thirrje që ai të zëvendësohet në bisedime nga dikush më i pjekur. Kjo kërkesë erdhi disa orë pasi Pheniani njoftoi testin e parë të armëve, pas një samit në Vietnam midis Trump dhe Kim u mbyll në shkurt pa asnjë marrëveshje.
Gazeta pro-Kremlin Izvestia citonte të mërkurën një burim diplomatik duke thënë se takimi Putin-Kim do të ndodhte javën e ardhshme në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok, para se Putin të fluturojë në një samit të 26-27 prillit në Kinë.
Top Channel