Pastrimi i kanaleve në zonat e Lushnjes është një investim që garanton për fermerët vaditjen e tokave dhe njëkohësisht shmang përmbytjen e tyre. Por, në fshatin Stan të Karbunarës, fermerët thonë se ky proces nuk ka shkuar siç duhet.

Gjatë pastrimit të kanaleve kulluese, tri muaj më parë nga Bordi i Kullimit, mbeturinat janë lënë në rrugën që i çon ata drejt tokave të tyre. Kjo ka sjellë një vuajtje për ta, pasi duhet të përshkojnë në këmbë qindra km dhe duhet të mbajnë në krahë ushqimin për bagëtitë.

Përdorimi i mjeteve të larta motorike është i vështirë, ose i pamundur, pasi rreziku për përmbysje është shumë i lartë.

Fermerët thonë se kjo situatë do të jetë më e vështirë në muajt në vazhdim, pasi është edhe koha e korrjes së grurit dhe foragjerëve të tjera. Ata akuzojnë Bordin e Kullimit për neglizhencë ndaj problemit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA