“750 mln euro në 24 orë për Notre Dame, po fëmijët në Afrikë? Bota është çmendur!”

19/04/2019 23:10

Pas shumës marramendëse të parave të mbledhura për të rindërtuar katedralen e Notre Dame në Paris, ka reaguar anëtari i jurisë së shfaqjes “My Kitchen Rules”, Manu Feildel.

Francezi reagoi në Instagram,  duke e përshkruar gjendjen si ‘tepër shqetësuese’.

45-vjeçari shpërndau një foto virale të monumentit parizien pranë një fotografie të fëmijëve të uritur në Afrikë, duke nënkuptuar qartë se paratë mund të shpenzoheshin më mirë në çështjet humanitare.

“Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese!” e përshkroi ai imazhin. ‘Bota ka çmendur!’

Deklarata e Manu u pasua nga qindra komente mbështetëse, me shumicën e ndjekësve të tij që binin dakord që paratë mund të shpenzohen më mirë diku tjetër.

“Nuk mund ta besoj se ata shpenzojnë aq shumë para në një ndërtesë, në vend që të shpenzojnë aq shumë për të ndihmuar të varfrit”, shkroi një person.

Një tjetër shkroi: ‘Fakti që kjo erdhi nga një njeri francez i cili nuk është i verbuar nga mediat na bën të kuptojmë se ka shpresë në këtë botë. Legjendë! “

Megjithatë, Manu gjithashtu mori disa kritika, me disa njerëz që i tregonin kuzhinierit të famshëm të dhuronte paratë e veta meqë shqetësohet. “Dua të pyes nëse fitimet nga restoranti dhe MKR do të shkojnë për fëmijët e uritur?”, pyeste një person. Një tjetër komentoi: ‘Sa nga të ardhurat tuaja të larta ia dhuroni fëmijëve të uritur në Afrikë?’

Kujtojmë se Notre Dame de Paris u dogj të hënën dhe qindra miliona euro janë premtuar për të ndihmuar në rindërtimin e saj.

Zjarri, i deklaruar plotësisht i shuar rreth 15 orë pasi filloi, shkatërroi çatinë e ndërtesës 850 vjeçare dhe shkaktoi rrëzimin e saj.

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë ndërtesën historike edhe pse zjarri ende vazhdonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA