Kryeparlamentari dhe kreu i PDK-së në bashkëqeverisje, Kadri Veseli u ka drejtuar vendeve mike të Kosovës një kërkesë për miratimin prej tyre të rezolutave që njohin në mënyrë zyrtare rolin e shtetit serb si shkaktar të krimeve kundër njerëzimit.

Sipas Veselit, Kosova nuk do të heshtë ndaj përpjekjeve të Serbisë për të rishkruar historinë e luftës dhe masakrave që ajo ka kryer në Kosovë.

“Një rezolutë e tillë prej vendeve mike do të përkujtonte ngjarjet e dhimbshme për popullin tonë, do të nderonte viktimat e shumta civile dhe do të dënonte kategorikisht çdo përpjekje për ta mohuar apo ndryshuar atë pjesë të errët dhe të dhimbshme të historisë bashkëkohorë europiane. Të tilla rezoluta përkujtuese, jo vetëm ndërgjegjësojnë shoqërinë që krimet çnjerëzore si ato të luftës së Kosovës të mos përsëriten më, por kontribuojnë edhe për pajtimin ndëretnik, i cili është i pamundur nëse nuk thuhet e vërteta”, shkruan Veseli në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA