Vendimi i Holandës, senatori francez: I njëanshëm, s’do ketë ndikim tek KE
18/04/2019 15:15
Të njëanshëm dhe të pafavorshëm edhe ndaj Europës, e ka cilësuar senatori francez, Rachel Mazuir, vendimin e parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Nga Korça, senatori francez Rachel Mazuir theksoi se nuk mendon që ky vendim do të ndikojë tek KE, për të rikthyer regjimin e vizave për shqiptarët.
“Vendimi i parlamentit holandez është vendim i pafavorshëm edhe ndaj europës. është i njëanshëm, nuk mendojmë se ky vendim do ketë influencë në qëndrimin e KE”, u shpreh senatori francez Rachel Mazuir.
Ai shoqërohej nga ambasadorja franceze Christina Vasak, e cila e pyetur për situatën politike në vend, u përgjigj: Një diplomat nuk shprehet për problemet e brendshme të Shqipërisë.
Top Channel