Një person është arrestuar pasi ka hyrë në Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork, me dy shishe të mbushura me benzinë dhe shkrepëse.
Policia tha se rojet u konfrontuan me 37-vjeçarin, ndërsa ai tentoi të hyntë në kishën në Manhattan. Ai kishte derdhur benzinë në tokë dhe oficerët kishin mundur ta ndalnin në kohë.
Zyrtarët nënvizuan se incidenti i dyshimtë ndodh vetëm dy ditë pas zjarrit që përfshiu Katedralen e “Notre Dame”-it në Paris. Ajo e Shën Patrikut, ndërkohë, është selia e Dioqezës Romane Katolike në Nju Jork.
Sidoqoftë, zyrtarët thonë se është ende herët të konfirmohet nëse terrorizmi ishte motivi i këtij rasti.
Kur u konfrontua jashtë katedrales, personi i kishte thënë policëve se makina e tij kishte mbetur pa benzinë dhe se ai po kalonte shkurt përmes katedrales për ta marrë atë. Ai u arrestua, pasi policia kontrolloi mjetin e tij dhe konstatoi se nuk kishte mbetur pa benzinë.
Hetuesit në Paris thonë ndërkohë se punimet e rinovimit në “Notre Dame” mund të kenë shkaktuar aksidentalisht zjarrin e së hënës.
Top Channel