
24/02 16:46
“Është përgjegjësia jonë ta mbajmë Europën të bashkuar. Le të rindërtojmë ‘Notre Dame’-in dhe gëzuar Pashkët”.
Këto janë fjalët që eurodeputeti nga Sllovakia, Lojze Peterle zgjodhi për kolegët e tij, në mbylljen e sesionit të fundit të Parlamentit aktual Europian.
“Do të doja t’iu falënderoja për 5 vitet e bashkimit në diversitet”, tha ai, duke shfrytëzuar më pas rastin për të bërë një performancë të shkurtër muzikore.
Ai luajti me harmonikë himnin e Bashkimit Europian, “Ode to Joy”, dhe u prit me duartrokitje nga kolegët europianë.
Kjo ishte seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit Europian, përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.
Top Channel