Të paktën 29 persona raportohen të kenë vdekur pasi një autobus doli rruga në një lagje të ishullit Madeira, Portugali.

Autobusi kishte 55 pasagjerë dhe një udhërrëfyes kur ndodhi aksidenti.

Filipe Sousa, kryebashkiaku i qytetit të afërt të Santa Cruz, tha se 12 burra dhe 17 gra vdiqën në aksident – shumica e të cilëve ishin shtetas gjermanë.

Ndërsa 22 të tjerë u plagosën sipas agjencisë kombëtare të lajmeve portugeze Lusa.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA