Në qeveri po diskutohet për dërgimin për miratim në Parlament të dy kontratave koncesionare për ndërtimin e rrugëve përmes partneritetit publik privat të dhëna me paketën 1 milard euro.

Bëhet fjalë për aksin Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Aktualisht këto kontrata janë na fazë negociimi në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërkohë përfshirja e Parlamenti mund të hapë skenarë të rinj.

Mësohet se synimi kryesor është ulja e kostos së ndërtimit të këtyre segmenteve. Milot-Balldren ka një gjatësi prej 17,2 kilometrash dhe vlera totale e ndërtimit është 161,5 milionë euro. Kurse koncesioni tjetër i fituar nga firma Gjikuria për Orikum-Dukat kushton 50,5 milionë euro.

Ulje e kostove këtyre rrugëve të shfrynte kështu çmimet e larta të paketës 1 miliardë euro, përveç Rrugës së Arbrit ku po punohet, ne tre projektet e tjera puna nuk ka nisur, Thumanë-Kashar, e cila kishte një kosto marramendëse prej 362 milionë euro për 20,8 kilometra u anulua pas skandalit me tenderin e Unazës se Re, ndërkohë që kontratat për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat po negociohen.

Njëkohësisht ministria e Infrastrukturës po rishikon uljen e kostove edhe ne disa projekte te tjera qe kane nisur siç është rasti për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Kosto e parashikuar ka qenë rreth 20 milionë euro, ndërsa afro 8 milionë euro do të jepeshin për nyjet lidhëse dhe disa ura të këtij aksi, ndërkohë që riprojektimi do të ketë synim zbutjen e shpenzimeve buxhetore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA