24/11 19:15
Ka një punë të vështirë ky ekip specialistësh të produkteve të brumit në Francë: atyre u duhet të gjejnë bagetën më të mirë në Paris.
Kriteret janë të rrepta: buka fituese duhet të kërcasë pak nga jashtë, por të jetë e butë brenda, e fryrë mjaftueshëm e mbi të gjitha, të ketë edhe një pamje të bukur, e të dallojë nga të tjerat.
Vetëm kështu do të mund ta fitojë çmimin prestigjioz.
Juria përbëhet nga profesionistë e banorë të zonës, të cilët duhet të vlerësojë mbi 150 bageta të ndryshme për të përcaktuar fituesin.
Shpërblimi i këtij të fundit është që për një vit, do të bëhet furnizuesi zyrtar i presidentit francez.
Top Channel