Foto ilustruese

Rreth mesnatës në qytetin e Fushë Krujës një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën hyrëse të një mobilerie, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të shumta materiale.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.04.2019, rreth orës 23:55, në Fushë Krujë, në mobilerinë e shtetasit Sh.K., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel