Parlamenti grek ka miratuar me shumice votash mbrëmjen e së mërkurës një rezolutë që është konsideruar historike pasi kërkon nga Gjermania dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë që vetëm Partia Komuniste doli me një propozim të veçantë, shumica e liderëve të partive opozitare dhanë konsensusin e tyre, por duke argumentuar se kjo ishte një lëvizje për të fituar vota para zgjedhjeve. Sipas kryeministrit Tsipras Greqia kurrë nuk ka hequr dorë nga kjo kërkesë morale në këto 74 vite.

“Qeveria greke do të dërgojë menjëherë një note tek qeveria gjermane për dëmshpërblimet e luftës për fatkeqësitë materiale dhe shkatërrimin e forcës prodhuese të vendit, për kompensimin e viktimave dhe të afërmit e tyre nga krimet e luftës, për shlyerjen e kredisë që Gjermania na ka marre në kohen e pushtimit dhe për kthimin i thesareve arkeologjike te vjedhura”, tha Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë.

Vlerësohet se në notën dërguar Berlinit shuma që i kërkohet Gjermanisë nga Lufta e Dytë Botërore është 269.5 mld euro, shume që përkon thuajse me borxhin kolosal grek.

Seanca parlamentare u shoqërua edhe me një incident me deputetet nazistë të Agimit të Artë qe nuk votuan, por kërkuan kompesime për viktimat e luftës civile në Greqi në vitet 1944-1949.

“Pasaktësi dhe ngjarje jo reale janë të palejueshme të dëgjohen këtu, por çfarë mund te presësh nga deputetet vrasës të Agimit të Artë. Mjaft me! Jeni vrasës dhe të akuzuar, dilni përjashta”, ishte reagimi i Georgios Lamproulis, kryetar i seancës.

Ndërkohë që Berlini me anë të zëdhënësit të qeverisë ka ripërsëritur se çështja e dëmshpërblimeve është e zgjidhur dhe se Gjermania nuk ka asnjë borxh ndaj Greqisë, Athina thuhet se do të përdorë gjithë mënyrat diplomatike dhe më pas ligjore duke çuar çështjen ne gjykatat gjermane, në Këshillin Europian dhe në OKB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA