Bashkimi Europian konfirmon se lëvizja e lirë për shqiptarët nuk është anuluar. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar sot për vendimin e Parlamentit të Holandës, i cili i kërkon Bashkimit Europian pezullimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët.

“Është shumë e rëndësishme për të përmendur diçka tjetër. Qeveria nuk është shprehur se ka një lidhje të gjatë mes emigrimit të paligjshëm dhe krimit. Prandaj do të nevojiten të dhëna për të vërtetuar këtë lidhje. Asgjë nuk ka ndryshuar deri në këtë moment, vijon udhëtimi pa viza në zonën ‘Schengen’”, deklaroi ambasadori Soreca.

“Më lejoni të them – shtoi më tej Soreca, – se Bashkimi Europian ka ftuar qeverinë shqiptare që të rrisë bashkëpunimin me Holandën për emigracionin e paligjshëm dhe luftën kundër krimit. Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë, që do të thotë se ka pasur një progres që prej vitit 2010. Ju e dini që kam qenë në krye të këtij procesi dhe jam i sigurtë, që Shqipëria do të marrë masat e duhura që të ruhet kjo arritje fantastike”.

Vota e Parlamentit holandez është për t’i kërkuar Bashkimit Europian të angazhojë “frenat e emergjencës”, një procedurë e parashikuar për të anuluar lëvizjen e lirë të një vendi, nëse ka shkelje.

Top Channel