Sot, lidhjet në nivelet e larta qeverisëse konsiderohen kyçe për botën e biznesit. Këto lidhje shfrytëzohen për ndikim deri në zyrat e ministrave dhe kryeministrit. Duke u shndërruar në një formë normale e të bërit biznes, kjo metodë po përdoret gjerësisht edhe nga mashtruesit.

Ky është Klodian Ciruna, pronari i një kompanie Call Center i cili është arrestuar për mashtrimin dhe zhvatjen e tre biznesmenëve, mes të cilëve një italian.

Ai u ka zhvatur atyre plot 488 mijë euro duke u prezantuar si gjyqtar e prokuror që ka lidhje të forta me kryeministrin dhe djalin e tij, Gregorin. Madje, me biznesmenë të huaj ai është prezantuar madje edhe si vetë Gregor Rama.

Ai u premtonte biznesmenëve leje ndërtimi dhe favore të ndryshme përmes ndikimit deri te kryeministri Rama. Por, teksa muajt kalonin dhe biznesmenët nuk ecnin me projektet e tyre, ata u detyruan t’i drejtohen policisë.

Hetuesit identifikuan mashtruesin Klodian Ciruna, i cili është vënë prapa hekurave nën akuzën e “mashtrimit” më shumë se një herë.

Top Channel