Sëmundjet mendore, ashtu si të gjithë llojet e sëmundjeve, kategorizohen në të rënda kur kërkohet trajtim spitalor, ndoshta për disa kohë, por edhe sëmundje që mund të trajtohen në shtëpi dhe në ambiente familjare.

Kjo e fundit ndikon edhe në gjendjen shpirtërore dhe emocionale të pacientit i cili ka pranë njerëzit e tij të dashur. Por nuk janë të paktë ata njerëz që mbyllen në spitalet psikiatrike dhe më pas braktisen.

Resmie Reshmeliu prej 5 vitesh trajtohet në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ndërkohë që ndjen mall për familjen dhe 8 fëmijët e saj të cilët pothuajse nuk vijnë kurrë ta vizitojnë.

Sëmundjet mendore vazhdojnë të jenë tabu në shoqërinë tonë, por sipas psikologëve edhe kushtet e familjave shqiptare e bëjnë të vështirë përkujdesjen ndaj një të sëmuri të tillë.

Spitali psikiatrik i Elbasanit ka aktualisht 310 pacientë të shtruar, një pjesë e tyre këtë kanë të vetmen shtëpi ndërkohë stina e verës stimulon me tej problematikat që kanë lidhje me stresin e depresionin ndërsa mjekë e psikilogë gjithnjë e më tepër bëjnë apel për pranimin e këtyre sëmundjeve si çdo sëmundje tjetër.

Top Channel