![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-27T004757.066-800x450.jpg)
27/07 00:50
Qeveria shqiptare ka vendosur dhënien e ndihmës financiare për qeverinë e Republikës së Francës në masën 100 000 (njëqind mijë) euro për rindërtimin e Katedrales “Notre-Dame” në Paris, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri.
Fondi për rinovimin e Katedrales “Notre Dame” të Parisit, të dëmtuar rëndë nga zjarri i dy ditëve më parë, ka mbërritur këtë të mërkurë në kuotën e një miliard eurove, teksa presidenti Macron u zotua se ajo do të rindërtohej brenda 5 viteve.
Vetëm dy ditë pas “ferrit” që shkrumboi çatinë dhe rrëzoi spiralen në formë koni mbi katedralen simbol të katolicizmit francez, organizatorët e apelit për ndihmë për restaurimin e saj deklaruan se fondi po rritet me ritme të jashtëzakonshme.
Top Channel