Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia ka vrarë veten para se policia të mbërrinte për ta arrestuar.

Zyrtarët në spitalin e kryeqytetit Lima thanë se ai i ishte nënshtruar fillimisht një operacioni dhe po trajtohej për një plagë plumbi në kokë, por në përfundim duket se nuk ia ka dalë mbanë.

Garcia akuzohet se ka marrë ryshfete nga një kompani braziliane ndërtimi, çka ai vetë e ka mohuar. Policia do ta arrestonte në lidhje me akuzat.

Garcia ka shërbyer si President nga 1985 deri në 1990 dhe sërish në vitet 2006 dhe 2011. Hetuesit thonë se ai ka marrë ryshfete nga Odebrecht, një kompani braziliane, gjatë mandatit të dytë të tij në detyrë, në lidhje me një linjë metroje që ishte projektuar në kryeqytet. Vetë kompania ka pranuar se ka paguar rreth 30 milionë dollarë ryshfete në Peru që nga viti 2004.

Por, vetë Garcia thotë se ai është viktimë e përndjekjes politike dhe ka shkruar në Twitter një ditë më parë se nuk ka prova kundër tij. 4 nga ish-presidentët e Perusë janë të gjithë nën hetim për korrupsion me të pestin, Alberto Fuxhimorin, që është i burgosur për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA