Rexhep Bekteshi, gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, si dhe kandidat për Gjykatën Kushtetuese do t’i nënshtrohet Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të zhvillojë një seancë dëgjimore me gjyqtarin Rexhep Bekteshi, me datë 19 prill, ora 12.15.

Po ashtu, KPK ka shpallur trupën gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Firdes Shuli.

Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, kandidat për Gjykatën Kushtetuese do të vlerësohet për ligjshmërinë e pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional./a.g/

Top Channel