Instalacion me sistemin diellor në tarracën e Muzeut të Nju Jorkut

17/04/2019 12:02

Shtëtësja polako-gjermane, Alicja Kwade njihet për dëshirën e saj për të sfiduar ligjet e fizikës, të paktën me art. Skultpturat e 40-vjeçares duket se e kanë këtë tendencë, ashtu si dhe atë të eksplorimit të pyetjeve mbi natyrën e realitetit dhe universin.

Një gjë të tillë e reflekton dhe instalacioni i fundit i Kwade, i çelur për publikun e Nju Jorkut. Ajo që artistja është përpjekur të sjellë në kopshtin e Muzeut Metropolitan të Artit atje është pamatshmëria e sistemit diellor.

“U përpoqa t’i vendos në mënyrë të tillë, që nga pozicione të ndryshme të duket sikur sferat qëndrojnë mbi rrokaqiejt, që të duken si piedestale”, tha Alicja Kwade, skulptore.

“Më kujton sistemin diellor, e praktikisht duket e vendos vizitorin, një qenie njerëzore, në mes të universit”, tha më tej skulptorja Kwade.

Kelly Baum, kuratorja e muzeut që mbikëqyri projektin, tha se artistja e lindur në Poloni, por që e kaloi më pas në Gjermani jetën e saj, u përzgjodh për shkak se punët e saj luajnë me iluzionin dhe e eksplorojnë atë, ndërsa iu referohen në të njëjtën kohë edhe parimeve të astrofizikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA