Është duke u zhvilluar seanca gjyqësore e Ritvan Zykës i cili në gusht të vitit të kaluar vrau me armë zjarri 8 persona në Selenicë të Vlorës.

Kujtojmë se mes viktimave ishin dhe dy të mitur, ndërsa viktimat ishin të afërm të autorit.

Ngjarja ndodhi në 10 gusht të vitit 2018, ku Ridvan Zyka, me kallashnikov u mori jetën 8 anëtarëve të fisit të tij me të njëjtin mbiemër.

Ai vrau vëllain e gjyshit, bashkëshorten e tij, dy djemtë e çiftit dhe nipin e mbesën 14 dhe 6 vjeçe.

Sherri, siç mësohet nga hetuesit, nisi pas festës së fshatit. Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën me të cilen kreu aktin makabër.

Pasi kreu vrasjet, Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Policia e Vlorës e kapi atë me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s, pasi rrethoi të gjithë zonën përreth fshatit Resulaj.

Top Channel