23/11 23:05
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka sulmuar avokatin Spartak Ngjela, i cili deklaroi se protestuesit “i njoh nga kafkat që janë të paguar”.
“Nuk mund të thuash që i njoh nga kafkat. Nuk të zbresin ty amerikanët te shtëpia që na tregon ti planet e tyre”, tha Duma.
Ngjela u përgjigj: “Ke ardhur të flasësh me mua apo për mua?”
Duma deklaroi në emisionin “Open” se ky është një skandal. Ish-deputetja tha se maskimi është simbolik dhe gjëja më normale e më perëndimore.
Sipas Dumës, nuk ka asnjë vështirësi për një turmë për të hyrë në Kuvend, por nuk ka dashur.
Sipas saj, ekuilibri më i madh ka qenë për të mbajtur paqësisht këtë protestë.
Top Channel