Në Korçë ka hapur dyert “Markata e shijes”, që pritet t’i japë zgjidhje tregtimit në kushte jashtë çdo standardi të produkteve ushqimore.

Pas vitesh të tëra mungese të një tregu të mirëfilltë, tashmë është ndërtuar markata e re e Korçës, e cila do të ofrojë kushte dhe standarde më të mira.

Për tregtarët dhe konsumatorët, ndërtimi i kësaj markate i jep zgjidhje problemit që i ka shoqëruar për vite të tëra, teksa kanë qenë të detyruar të përballen me një treg ku mbizotëronte balta, pluhuri dhe tezgat.

Në “Markatën e shijes” do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre 105 tregtarë të produkteve të ndryshme.

Top Channel