Adhuruesit e “Game of Thrones” u mblodhën në Nju Jork për të ndjekur bashkë episodin e parë të sezonit të 8 dhe të fundit të serialit televiziv, fitues i çmimeve “Emmy”, i cili ka tërhequr fansa pa fund në mbarë globin.

Për ata që e kanë ndjekur ethshëm çdo pjesë të këtij seriali, ishte një ngjarje speciale, ndaj duhej kremtuar me kokteje.

“Gjëra të tilla më pëlqejnë t’i shoh në ambiente ku edhe njerëzit e tjerë kanë qasje të njëjta ndaj tyre. Ne jemi admirues të mëdhenj të këtij seriali. Të gjithë këtu reagojmë në të njëjtën kohë ndaj skenave të tij. Është fantastike ta ndjekësh në këtë mënyrë”, thotë një shikuese.

“Është vërtet interesante të rrethohesh nga njerëz që lëshojnë pasthirrma në të njëjtën kohë, sepse të gjithë janë të entuziazmuar nga pjesë të veçanta dhe këtë nuk ngurrojnë ta shprehin. Është këndshëm të jesh vërdallë në situata të tilla”, thotë një ndjekës.

Fantazia epike, e imagjinuar nga autori George R.R. Martin 20 vite më parë, do ta ketë finalen e saj të shumëpritur në HBO më vonë gjatë vitit. Por në një kthesë të çuditshme, që nuk është parë ndonjëherë në letërsi, edhe Martin vet fundin në ekran të veprës së tij do ta zbulojë përpara se të ketë mundësinë ta përfundojë atë në letër.

“Natyrisht doja t’i mbyllja më herët librat e mi, kështu që shfaqja nuk do të ishte përpara meje”, tha Martin së fundi, në një intervistë për “Entertainment Weekly”, ku shtoi se një situatë të tillë nuk e kishte parashikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA