Nuk mungoi as këtë herë gazi lotsjellës, të cilin policia e ka përdorur vazhdimisht, për të shpërndarë turmën dhe për të shmangur përballjen fizike me efektivët në shërbim.

Turma e protestuesve para parlamentit, është shpërndarë 3 herë radhazi nga policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës.

Megjithatë protestuesit vijojnë të rezistojnë dhe sapo minimizohet efekti i gazit lotsjellës, rikthehen sërish para parlamentit.

Liderët e opozitës, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi, janë aty, bashkë me protestuesit dhe udhëheqin turmën vazhdimisht drejt parlamentit.

Deri tani raportohet se nga përplasjet polici-protestues, janë plagosur të paktën 5 efektivë, që po vijojnë të marrin ndihmën mjekësore në ambientet spitalore.

Gjithashtu, edhe disa protestues kanë përfunduar në spital, kryesisht për shkak të efektit të gazit lotsjellës.

Top Channel