Ajo që organizatorët e cilësuan si protesta më e madhe në Beograd që prej fillimit të valës së tubimeve kundër presidentit Aleksandër Vuçiç në muajin dhjetor, nisi nën masa të rrepta sigurie.

Protesta e kësaj të shtune u thirr nga një koalicion i 30 grupeve të opozitës, ku përfshihen parti politike dhe aktivistë. Ky është kurorëzimi i katër muaj tubimesh.

E gjithë Serbia në Beograd, përfshirë partitë opozitare serbe nga Kosova, deklaroi presidenti i “Aleancës për Serbinë”, Bosko Obradovic, njëkohësisht lider i lëvizjes Dveri.

Gazeta pranë qeverisë kanë dalë me tituj luftarakë të tipit: “Të egrit duan luftë qytetare”, ndërsa ministria e Mbrojtjes bën të ditur, se ushtria nuk do lejojë në asnjë rast një rrëzim të dhunshëm të qeverisë legjitime.

Fondacioni Friedrich Ebert ka kryer një sondazh mes demonstruesve në bashkëpunim me institutin serb, SeConS.

Rezultatet e tij tregojnë se ajo që proteston është kryesisht aleancë e të rinjve me arsim mbi mesataren dhe shtresa e mesme e Serbisë, që nuk është e lidhur me partitë politike.

Liria e medias, demokracia, dhe largimi i lidershipit konsiderohen motivet e tyre kryesore. Sipas këtij instituti, Vuçiç po reagon me një lloj nervozizmi ndaj protestave, duke e ashpërsuar tonin deri në pretendimet se pas tubimeve qëndrojnë fashistë të dhunshëm, të cilët duan madje edhe jetën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA