Një mjet privat, tip Fiat, i cili ishte parkuar para parlamentit, u përfshi nga flakët, pasi protestuesit hodhën fishekzjarre poshtë tij.

Protestuesit e opozitës, të cilët janë grumbulluar para parlamentit, i kanë vënë flakën një makine që ishte e parkuar në rrugën aty pranë.

Një mjet privat, i parkuar në rrugën aty pranë, mori flakë tërësisht, për shkak të fishekzjarreve të shumta, të hedhura poshtë saj.

Ende nuk ka asnjë mjet zjarrfikës, për të shuar flakët e makinës që po digjet, ndërsa protestuesit druhen nga ndonjë shpërthim i mjetit.

Pak minuta pas shpërthimit të flakëve, një mjet zjarrfikës u afrua te makina që po digjej, por një protestues e sulmoi duke i thyer fenerët ndriçues.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA