Protestuesit i vënë zjarrin makinës para parlamentit, nuk lejojnë as zjarrfikësen
13/04/2019 21:30
Protestuesit e opozitës, të cilët janë grumbulluar para parlamentit, i kanë vënë flakën një makine që ishte e parkuar në rrugën aty pranë.
Një mjet privat, i parkuar në rrugën aty pranë, mori flakë tërësisht, për shkak të fishekzjarreve të shumta, të hedhura poshtë saj.
Ende nuk ka asnjë mjet zjarrfikës, për të shuar flakët e makinës që po digjet, ndërsa protestuesit druhen nga ndonjë shpërthim i mjetit.
Pak minuta pas shpërthimit të flakëve, një mjet zjarrfikës u afrua te makina që po digjej, por një protestues e sulmoi duke i thyer fenerët ndriçues.
Top Channel