Ditën e dielë do të luhet java e 29 e Superligës shqiptare ku nuk mungojnë përballjet e forta në letër në një pikë të sezonit ku asnjë skuadër nuk ka të siguruar asgjë për pozitat e saj.
Nëse Partizani kryesues e ka të siguruar 3-pikëshin e kësaj jave pasi në kalendar kishte të parashikuar ndeshjen me Kamzën e përjashtuar, Kukësi i vendit të dytë do të presë Flamurtarin, i cili është ngjitur pas javës së shkuar në vendin e tretë.
Trajneri i i rikthyer tek Kukësi Ernest Gjoka, pasi e rifilloi aventurën me fitoren në Lac në ndeshjen e javës së shkuar pretendon në një tjetër sukses në Vlorë.
Ndërkohë në ambientin e Flamurtarit pasi arritën të ngjiten në vendin e tretë nga java e shkuar, do të tentojnë të qëndrojnë aty deri në fund.
Një tjetër ndeshje po kaq e rëndësishme është edhe ajo mes Teutës dhe Tiranës. Skuadra e durrsake ka humbur shkëlqimin e dy fazave të para dhe njëkohësisht ka zbritur në vendin e katërt, ndërkohë Tirana vjen në këtë ndeshje pas pushimit që pati javëne s hkuar për shkak të ndeshjes së fituar në tavolinë me Kamzën.
Ndërsa në Korçë Skënderbeu do të përballet me skuadrën më në formë të momentit, Kastriotin e Krujës i cili pavarësisht paraqitjeve mbetet në vonë e ftohtë të klasifikimit.
Çifti tjetër i mbetur do të jetë Luftëtari-Laci një tjetër përballje e zonës së mbijetesës me atë europiane. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave të Superligës do të luhen ditën e diel.
Top Channel