Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës Kombëtare më qëllimin e rrëzimit të qeverisë. Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit do të mblidhen rreth godinës së kryeministrisë në orën 18:00, për të kërkuar largimin e Kryeministrit.

Edhe sot shefi i qeverisë nuk do të jetë në Tiranë, por është nisur jashtë shtetit për një vizite tjetër zyrtare.  Për të parandaluar incidente të mundshme, godina e Këshillit të Ministrave, prej më shumë se 24 orësh është blinduar me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës.

Në fotot e siguruara nga LSA, shihen kangjellat e vendosura përreth ndërtesës. Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit.  Mësohet se forca të shumta policore do të jenë në gatishmëri, për ruajtjen e rendit. Skenari i protestës së opozitës së bashkuar është i ngjashëm me ato të herëve të tjera.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA