Milani mposht minimalisht Lazion në “San Siro” dhe rimerr brenda pak orësh vendin e katërt të Serisë A, me vetëm një pikë më shumë se Roma, që gjithashtu fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Udineses.

Një sukses që erdhi në momentin e duhur, pas një serie negative prej katër takimesh, ku “Djalli” kishte arritur të merrte vetëm një pikë, në barazimin me Udinesen.

Goli i Kessiet me 11-metërsh në minutën e 79-të, pas pengimit të Musachios nga Durmishi, rezultoi vendimtar në këtë përballje, që u karakterizua nga lufta e fortë sportive, emocione dhe raste të shumta të krijuara në portat respektive, sidomos në pjesën e parë, me Piatek dhe Ciro Immobilen, që nuk patën fat për të shënuar.

Pavarësisht humbjes, Thomas Strakosha kreu disa pritje vendimtare, ku veçohet rasti i minutës së shtesë, teksa fluturoi për t’i mohuar golin Susos.

Momente tensioni mes futbollistëve të të dyja skuadrave pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit për përfundimin e ndeshjes, por situata i qetësua pas ndërhyrjes së stafeve respektive.

Më këtë humbje Lazio thuajse del përfundimisht nga gara për zonën Champions, me vendin e katër që duket se do të diskutohet mes Milanit, Romës dhe Atalantës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA