“Zonjës së Vjetër” i mjaftonte vetëm një pikë në transfertën ndaj Spalit për të siguruar edhe matematikisht titullin e 8-të radhazi kampion në Serinë A, por duhet të presë, ndoshta edhe një javë, për t’u konsideruar zyrtarisht “mbretëresha” e futbollit italian edhe për sezonin 2018-2019.

Skuadra e drejtuar nga Allegri, që zbriti në fushë me formacionin e dytë, u mposht me rezultatin 2-1, ndonëse kaloi e para në epërsi që në minutën e 30-të me Moise Kean, që devijoi drejt rrjetës ndoshta me fat, goditjen e Cancelos.

Vendësit, që kishin nevojë për pikë për t’iu larguar zonës së ftohtë arritën të përmbysnin shifrat në pjesën e dytë, fillimisht duke barazuar me Bonifacin, për të ardhur më pas te goli i përmbysjes që mban firmën e Flocarit.

Gjithsesi, Juventusi mund të shpallet të dielën matematikisht kampion, nëse Napoli nuk arrin të fitojë në transfertë me Chievon, me veronezët që janë praktikisht në Serinë B.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA