Valteri Botas konfirmohet si piloti më i mirë në këto momente në Formula 1. Piloti finlandez i Mercedes ishte më i shpejti në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Kinës duke fituar pole position në pistën e Shanghait me kohën 1 minutë 31 sekonda e 547 të mijtat.

Për Bottas ky është pole positioni i 7 i fituar në karrierë duke shënuar në të njëjtën kohë edhe startin më të mirë të botërorit të Formula 1 deri në këtë moment. Menjëherë pas tij në këto prova kualifikuese u rendit Leëis Hamilton me vetëm 23 të mijtat më shumë se Bottas, që do të thotë se vija e parë e startit të garës është e gjitha e Mercedes.

Zhgënjeu disi Ferrari që nuk ishte asnjëherë në gjendje që të shqetësonte Mercedes për vendet e para. Kokëkuqja italiane u mjaftua me kufizimin e problemeve duke reduktuar diferencën me skuadrën rivale e duke zënë vijën e dytë të nisjes me Sebastian Vettel e Charles Leclerc në vendin e tretë dhe të katërt.

Ferrari në këtë pikë përfitoi edhe nga një gabim i Max Verstappen që priti më shumë seç duhej për të bërë xhiron e tij të dytë më të shpejtë të cilën nuk e kreu pasi koha e provave kishte përfunduar. Holandezi u rendit i pesti i ndjekur nga Pierre Gasly në të gjashtin. Zhgënjim pati edhe te Alfa Romeo Racing pasi Kimi Raikkonen nuk u kualifikua dot në sesionin e fundit të kualifikueseve duke i mbyllur ato në vendin e 13.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA