Dhuna ndaj gjyqtarëve të ndeshjes bën që të ndërpritet ndeshja më e rëndësishme e Kategorisë së Parë, Besa-Bylis, rezultati i së cilës do të ishte shumë i rëndësishëm për përcaktimin e skuadrës që do të ngjitej në Superiore sezonin e ardhshëm.
Në minutën e 78-të të takimin, kryesori Klajdi Kola ka vendosur t’i drejtojë skuadrat drejt dhomave të zhveshjes, për të mos dalë më në fushë, për shkak të goditjes nga ana e tifozëve vendas të anësorit Denis Rexha.
Kujtojmë që rezultati ishte 1-0 në favor të Bylisit, që kaloi në epërsi që në pjesën e parë me Antoni Beji. Për të shmangur dhunën e mëtejshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, u desh ndërhyrja e forcave të rendit.
Kujtojmë se Bylisi para kësaj sfide direkte kryesonte me 30 pikë, 3 më shumë se Besa, që me humbjen e radhës dhe me masat që mund të marrë Disiplinë duhet t’i thotë përfundimisht lamtumirë ëndrrës për t’u ngjitur në Superiore.
Top Channel