“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e 10 prillit tentativat e një grupi të vogël pedagogësh dhe studentësh të Universitetit Bujqësor të Tiranës për të penguar ndërtimin e një gjimnazi në Kodër Kamëz, me pretendimin se në këtë hapësirë do të zhvillohen projekte të këtij universiteti.

Por mëngjesin e kësaj të shtune është arritur edhe një marrëveshje mes Bashkisë Tiranë, UBT dhe Ministrisë së Arsimit që i hap rrugë ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza”, që i vjen në ndihmë një komuniteti prej 30 mijë banorësh.

  Fiks Fare/ Tenderi i UBT-së, fitoi firma që ofroi 100 mln më shumë se oferta më e ulët

Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të zonës në Kodër-Kamëz, duke deklaruar se nuk mund të mohohet nevoja që kanë banorët për një shkollë të ciklit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete.

Shkolla “Nënë Tereza” do të ndërtohet sipas gjurmës së përcaktuar nga Bashkia e Tiranës në studimin për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës.

Një ditë më parë mbi 100 banorë i kanë drejtuar një peticion ish-kryeministrit Berisha për rolin e tij si ish-kryetar i PD, por edhe për t’u “ankuar” për një anëtar të familjes së tij. Në peticion kërkohej tërheqja e PD në protestën e organizuar kundër ndërtimit të Shkollës Nënë Tereza në Kodër Kamëz, protestë e cila drejtohej nga dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi.

  Banorët e Kodër-Kamëz peticion Berishës: Ju jeni lideri i PD, ndalni protestat e dhëndrit kundër shkollës

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA