Koret raciste të tifozëve të Chelsea kundër Mohamed Salah e rikthyen sërish hijen e polemikave dhe po bëjnë xhiron e botës në internet.
Në vendin ku u shpik futbolli ka qenë një problem i vazhdueshëm abuzimi dhe parullat diskriminuese, por këtë radhë federata kërkon të reagojë fort.
“Salah është një bomber”, fjalia që bën një analogji mes pozicionit të futbollistit egjiptian dhe përkatësisë e fesë së tij ka rikthyer racizmin si aktualitet në Angli, pak kohë pas episodeve diskriminuese nga tifozët e Malit të Zi. Ultrasit nga Ballkani shënjestruan lojtarët me ngjyrë në eliminatoret e Europianit 2020, ndërsa për tifozët e Chelsea, kjo është diçka e përsëritur shumë herë.
Në transfertën europiane ndaj Sllavias së Pragës, ku për Mohamed Salah nuk duhej të flitej fare, mbështetës të Chelsea që fitoi minimalisht të enjten, u bënë protagonistë të koreve raciste. I menjëhershëm ishte reagimi i Chelsea dhe Liverpool që dënuan rastin në fjalë.
Skuadra londineze u impenjua gjithashtu për të gjetur fajtorët dhe për t’i privuar ata nga mbështetja e ekipit të bluve.
Top Channel