Me rikthimin e reshjeve, rikthehet edhe një nga problemet më të mëdha, i cili rrezikon përmbytjen e një pjese të madhe të qytetit të Elbasanit.

Përroi i Zaranikës shtrihet në perëndim të Elbasanit, por prej shumë vitesh këtu nuk është ndërhyrë dhe argjinatura e këtij përroi është shkatërruar tërësisht. Tashmë, Ministria e Bujqësisë, me kërkesë të Bashkisë së Elbasanit, ka bërë të mundur akordimin e fondit për rikonstruksionin total të përroit të Zaranikës.

Investimi fillestar arrin në 2 miliardë lekë, ndërkohë që këtu punimet pritet të fillojnë në muajin qershor.

Përroi i Zaranikës ka një shtrirje prej 4.8 km në perëndim të qytetit dhe dalja e tij nga shtrati, apo më keq akoma shkatërrimi i argjinaturës, përbën rrezik konstant për përmbytje. Projekti parashikon ndërhyrje në të gjithë gjatësinë e tij deri në derdhjen në Lumin Shkumbin, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit.

Top Channel