30/10 11:59
“The Dead Don’t Die”, i regjisorit amerikan Jim Jarmusch, do të hapë edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Cannes, që do të zhvillohet nga 14-25 maj.
Regjisori, me ironi, premton një kast aktorësh që zgjon të vdekurit, me Bill Murray, Adam Driver, Tilda Swinton, Chloe Sevigny, Steve Buscemi, Iggy Pop dhe Selena Gomez.
Do të jetë një event historik, pasi për herë të parë Festivali i Cannes hapet me një horror. Por, filmi do të ketë edhe sensin komik, në një histori që tregon atmosferën në qytetin Centerville, ku ka diçka që nuk shkon; ka pak orë dritë, kafshët kanë sjellje të çuditshme, të vdekurit nuk vdesin, ngrihen nga varri dhe sulmojnë të gjallët, të cilët luftojnë për mbijetesën.
Top Channel