Francesco Guidolin apo Edi Reja kjo është mëdyshja e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit për pasardhësin e Kristian Panucit. Ditët e fundit, kur gjithcka pritet të zyrtarizohej për Edi Rejan, është ish-trajneri i Swonseas në Premierl League, Francesko Guidolin, një emër gjithashtu i njohur në pankinat e Serisë A ai që ka mbajtur pezull edhe marrëveshjen paraprake me Edi Rejan.

Megjithatë nuk ka shumë kohë, ndeshja e ardhshme e kombëtares është në javën e parë të qershorit ndaj Islandës në transfertë, kështu që edhe bisedimet me alternativat janë në pikën e tyre finale.

“Unë besoj që javën tjetër do ta kemi plotësuar jo vetëm trajnerin, por të gjithë stafin e ekipit Kombëtar për të përgatitur ndeshjet e grumbullimit të majit dhe qershorit”, tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Italiani 63-vjeçar me origjinë nga Trevizo ka luajtur si futbollist si mesfushor me Veronën dhe Venecian, më pas karrierën më të gjatë dhe të suksesshme e ka si trajner.

Për më shumë se 30 vite ai ka drejtuar disa pankina në Itali si Empoli, Atlanta, Udineze Palermo dhe deri tek eksperienca e tij e parë jashtë Serisë A, në Premier League tek Swansea, eksperiencë që u mbyll në fund të vitit 2016. Në vitin 2011 Guidolin është shpallur edhe trajneri më i mirë i Serisë A, kur drejtonte Udinezen. Ndërkohë nuk mbetet pas Edi Reja, me të cilin marrëveshja duket se është e arritur dhe do të mjaftonte vetëm zyrtarizimi.

Mosha më e madhe e Rejas, tregon për një eksperiencë të madhe gjithashtu brenda Italisë. Reja ka drejtuar ekipe të rëndësishme të Serisë A si Torino, Xhenova, Kaliari, Lazio apo Napoli. Edi Reja ishte i pranishëm për të parë kombëtaren shqiptare në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër kundër Turqisë. Ishte pikërisht ajo ndeshja e fundit e Panuccit dhe e takimi i parë mes presidentit Duka dhe Edi Rejas, duke filluar që aty një bisede që i ka çuar drejt një marrëveshjeje paraprake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA