Skandal për falsifikim dokumentash; dorëhiqet i gjithë Komiteti Ekzekutiv i Federatës Malajziane të Futbollit
Futbolli kontinental ka një idhull të ri dhe Europa League një rekord më vete. Të apasionuarit pas lojës më popullore të planetit kanë nisur të admirojnë shpikjet e fundit në fushë të Joao Felix.
Portugezi i lindur në vititin 1999 u këshillua nga Rui Costa për të firmosur me Benficën, e që prej asaj kohe ka treguar se di të driblojë e di të shënojë, si askush tjetër në kampionatin luzitan.
Nata magjike e Europa League kundër Eintrachtit të Frankfurtit e bëri talentin portugez të regjistrojë rekorde të reja. Joao Felix arriti të shënojë 3 herë në stadiumin e Benficës, një herë me penallti, një herë me një goditje jashtë zonës dhe një herë me një të saktë brenda.

Trigolëshi i luzitanit i ka dhënë vendin e lojtarit më të ri që shënon kaq shumë. Me 19 vjeç e 152 ditë të shënuara në kartën e tij të identitetit, Joao Felix është kthyer në objektivin e gjigantëve europianë, gati të shpenzojnë miliona.
Për Felix, ky ishte trigolëshi i parë në karrierë dhe i pari për Benficën në këtë fazë të turneut, që nga kohët e António Pachecos.
Joao Felix ka shënuar deri më tani 15 gola këtë sezon dhe ka dhënë 7 asiste. Ai shënon ose bën të tjerët të tundin rrjetën çdo 104 minuta.
Top Channel