Ka nisur asambleja e prokurorëve për të bërë zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, ish-anëtare e KLP-së, e cila u shkarkua më herët nga procesi i vetting-ut.

Ndërkohë si kandidat është Vate Staga.

Por ndërkohë prokurori Sokol Malaj kërkon ndryshim të rregullores dhe kërkon që të shtohet ” kandidati quhet fitues nëse merr 50 plus një” , vetëm kështu kandidati quhet përfaqësues i vullnetit tonë, tha si.

Pas përplasjes së një grupi prokurorësh me kryeprokuroren Marku, mbledhja e asamblesë u ndërpre për disa minuta.

Pasi rinisi mbledhja, kryeprokurorja Marku u shpreh se: “Konstatohet se ka kërkesë për ndryshim tip të fletës së votimit. Kjo flete votimi nuk mund të ndryshohet. Fleta e votimit ka vetëm një emër deri tani, gara ka qenë e hapur dhe mund te kishit kandituar. Propozimi është i ligjshëm, por ne kemi një praktikë te konsoliduar nga votimi i mëparshëm. Mendoj qe mund të vazhdojmë me rendin e ditës, ankimi mund të behet brenda afateve. Nuk lejohen replikat”.

Pas saj, Prokurori Sokol Malaj ka marrë sërish fjalën duke kërkuar që propozimi i tij të hidhet në votë.

“Të nderuar kolegë ne e dime se zgjedhja duhet bërë mes disa kandidaturash. Ky është një parim kushtetues. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme thotë me frymën e ligjit. Me kë fryme ligji? Ne duhet te hedhim propozimin në votë, dhe asambleja vendos”, tha ai.

Top Channel