E mitura denoncon babain për abuzim seksual, nis hetimi në Pejë/ Zëdhënësi i prokurorisë për “Shqipëria Live”: 13-vjeçarja është marrë në mbrojtje, janë sekuestruar telefonat
Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, në faqen e saj në “Facebook”, ka publikuar një foto për të cilën thotë se janë banorë të Bulevardit të Ri, mes tyre dhe një minorene.
Sipas saj, një vogëlushe 5-vjeçare ka përfunduar në qeli, ndërsa hajdutët iu ikën poshtë hundëve.
POSTIMI I TABAKUT
Skandali i radhës
Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5-vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, i nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta.
Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë!
Top Channel