Në prag të zgjedhjeve lokale dhe në kulmin e debateve mbi financimet e dyshuara të Partisë Demokratike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi 3 akte nënligjore në funksion të rritjes së transparencës financiare të partive politike dhe fushatës zgjedhore.
Risi, është jo vetëm rritja e kontrollit për subjektet partiake, por edhe për kandidatët e tyre për kryetar bashkie.
“Në zgjedhjet e ardhshme vendore, nuk do raportojnë vetëm partitë politike për financat e fushatës, por edhe kandidatët për kryetarë bashkie. Kjo do të thotë më shumë transparencë, më pak informalitet, më shumë barazi dhe më shumë ndershmëri në konkurrim. Reforma zgjedhore edhe këtë here mesa duket, nuk po shënon dot progres, por KQZ-ja po i adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, tha Klemnt Zguri, kryetari i KQZ.
Më herët me vota unanime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë Partinë Socialiste si subjekt zgjedhor për betejën vendore të 30 qershorit.
Top Channel