Grabitja në Rinas/ Xhaçka përmend ligjin: Nuk ka cenim të sigurisë kombëtare

11/04/2019 11:37

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një prononcim për mediat, ka folur për grabitjen në Rinas.

Ajo tha se aeroporti është një infrastrukturë e NAO-s, ndaj edhe Ministria e Mbrojtjes është e detyruar të sigurojë sigurinë.

Sipas ministres nuk jemi në një situatë emergjente dhe se nuk kemi cenim të sigurisë kombëtare.

“Nuk kemi dislokim trupash. S’kemi cenim të sigurisë kombëtare . Deri në garantimin e sigurisë ushtria do jetë në Rinas. Do të patrullojmë perimetrin e sigurisë në aeroport. Si dhe nuk do merren masa për sigurinë e brendshme në aeroport. Nuk jemi në një emergjence.”-tha ajo.

Top Channel