Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një deklarate për mediat, foli për masat që priten të merren nga qeveria pas grabitjes së parave në Rinas.

Zonja Balluku hodhi akuza ndaj kompanisë koncensionare kineze, që merrej me sigurinë e aeroportit, duke thënë se ajo ka shkelur kontratën.

“Kjo kompani ka shkelur kontratën, pavarësisht kritikave dhe kërkesave të bëra nga ana e qeverisë. Të gjitha ato ranë në vesh të shurdhër. Tashmë do të merren masa të forta, sepse limitet janë kapërcyer dhe se kjo kompani ka dëmtuar imazhin e vendit tonë”, paralajmëroi Balluku.

Më tej, ajo ironizoi punën e koncensionarit, duke thënë se e vetmja gjë që di të bëjë  koncensionari kinez është hapja e parking-ve. Sipas saj, masat e sigurisë janë fare të papërfillshme, duke shkaktuar edhe këto ngjarje të rëndë, pikërisht në shkallët e avionit.

Top Channel