Sot opozita do të zhvillojë sërish protestë, ndërsa do të mbahet seanca parlamentare, ku pritet të betohen deputetët e rinj.

Protesta do të nisë nga ministria e Brendshme.

Të rinjtë e FRPD do të shpalosin pankarta për të demonstruar simbolika të ndryshme kundër qeverisë.

Sot në kuvend pritet të miratohet Raporti për vitin 2018 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po ashtu pritet të miratohet raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2018, miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 15 prill – 9 maj 2019, si dhe miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 prill– 31 maj 2019.

Top Channel