“Top Story”, duke biseduar me qytetarët zbulon se kabllor “JUDI” bashkëpunon edhe me disa subjekte të tjera, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në fshatrat e Lushnjes.

Një rast i tillë paraqitej në fshatin Plug. Aty gjendet një platformë kabllore funksionale dhe që piratonte kanale të platformës Digialb. Gjithashtu, “Top Story” evidentoi edhe shtëpinë ku ishte vendosur serveri i këtij kabllori. Shtëpia është në pronësi të Met Salliut.

Por, ngjitur me një vilë të madhe ndodhet edhe një shtëpi e rrënuar totalisht. Ajo i përket shtetasit Halim Hoxha. Ky i varfër është abonent në kabllorin e fqinjit të tij të pasur, e çdo muaj i paguan atij 6.000 lekë të vjetra për kabllorin.

Libreza është e plotësuar dhe e firmosur në emrin Met Salliu. Një dramë e vërtetë sociale. Një pirat televiziv, që pasurohet me paratë e fqinjëve të tij të varfër.

“Ne kemi kabllor. Paguajmë 6.000 lekë në muaj. Kemi 5-6 vite që marrim me kabllor. Emri i firmës është Met Salliu. Nuk i kemi thënë fare ne atij. Ato që i zë, i zë; ato që nuk i zë, nuk i zë. Edhe po të fusë më pak kanale, ne po njësoj paguajmë lekët. Jemi pa kontratë”, thotë banori Halim Hoxha në fshatin Plug.

Në këtë fshat, lista e kanaleve është identike me listën e kabllor “JUDI”-t në qytetin e Lushnjes. Kjo do të thotë se këtu vjen i njëjti sinjal dhe kemi të bëjmë me të njëjtën kompani. Pra, kabllor “JUDI” ka bërë të vetët edhe subjekte të tjera, duke e shtrirë piraterinë e tij televizive jashtë qytetit të Lushnjes.

Top Story/ Drama sociale, pronari pirat i merr lekët një të varfëriTop Story duke biseduar me qytetarët, zbulon se kabllor JUDI bashkëpunon edhe me disa subjekte të tjera të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre ne fshatërat e Lushnjes. Një rast i tillë paraqitej në fshatin Plug. Aty gjindet një platformë kabllore funksionale dhe që piratonte kanale të platformës Digialb. Gjithashtu Top Story evidentoi edhe shtëpinë ku ishte vendosur server i këtij kabllori. Shtëpia është në pronësi të Met Salliut. Por ngjitur me të këtë vilë të madhe, ndodhet një shtëpi e rrënuar totalisht. Ajo i përket shtetasit Halim Hoxha. Ky i varfër është abonent në kabllorin e fqinjit të tij të pasur, dhe çdo muaj i paguan atij 6 mijë lekë të vjetra për kabllorin. Libreza është e plotësuar dhe e firmosur në emrin Met Salliu. Një dramë e vërtetë sociale. Një pirat televiziv, që pasurohet me paratë e komshinjëve të tij të varfër. “Ne kemi kabllor. Paguajmë 6 mijë lekë në muaj. Kemi 5 – 6 vjet që marrim me kabllor. Emri i firmës është Met Salliu. Nuk i kemi thënë fare ne atij, ato që i zë i zë, ato që nuk i zë, nuk i zë. Edhe po të fusi më pak kanale ne po njëlloj paguajmë lekë. Jemi pa kontratë”, thotë banori Halim Hoxha në fshatin Plug.Në këtë fshat, lista e kanaleve është identike me listën e kabllor JUDIT në qytetin e Lushnjes. Kjo do të thotë se këtu vjen i njëjti sinjal dhe kemi të bëjmë me të njëjtën kompani. Pra, kabllor JUDI ka bërë të vetët edhe subjekte të tjera duke e shtrirë piraterinë e tij televizive jashtë qytetit të Lushnjes.

Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 10, 2019

Top Channel