Nesër ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë për pesë orë, zonat që preken

10/04/2019 22:08

Në orët e para të mëngjesit, katër zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike ditën e nesërme.

OSHEE njofton se ndërprerja e energjisë do të prekë zonat rrugëve “4 Dëshmorët”, “Riza Cerova”, “Sul Bega”, “Muharem Gura” dhe “Rruga Bardhyl.

Energjia elektrike do të stakohet për shkak të ndërhyrjes në katër kabina.

“Në vijim të kontratës së investimit për rikonstruksionin e kabinave që furnizohen nga fiderat e N/ST Traktora, jemi të detyruar të stakojmë energjinë elektrike pasi më 11 prill do të ndërhyet në 4 kabina, në orët e para të mëngjesit?01:00-06:00

Stakimi prek pjesërisht zonat pranë rrugëve “4 Dëshmorët”, “Riza Cerova”, “Sul Bega”, “Muharem Gura” dhe “Rruga Bardhyl”, njofton OSHEE.

Top Channel