“Dy ngjarje në një hark kohor prej më pak se 12 orësh ditën e djeshme janë dëshmi se shteti ka rënë”.

24 orë pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit, Lulzim Basha bëri përgjegjëse qeverinë për pasigurinë në vend: “Kur në Rinas, që është zona me sigurinë më të lartë në vend kryhet grabitje me armë e avionit të linjës ndërkombëtare në mes të ditës, çdokush e kupton se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria. Arsyeja dhe shkaku kryesor i rënies së shtetit, i mungesës së sigurisë për jetën dhe pronën e qytetarëve është pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit”.

Sipas liderit të opozitës, nën qeverisjen e socialistëve policia nuk po bën asnjë përpjekje për të luftuar krimin: “Policia po përdoret vetëm për një qëllim: luftën ndaj popullit, luftën kundër njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre. Në këto dy muaj është përdorur gaz helmues më shumë se në të gjithë historinë e Shqipërisë. Dhënia fund e këtij regjimi është sot emergjencë kombëtare. Prandaj protestojmë të shtunën më 13 prill në Tiranë”.

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim reagoi edhe Petrit Vasili.

Top Channel