Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në Top Show, ku bëri edhe një bilanc për punën e tij thuajse 4-vjeçare në këtë pozitë.

Veliaj u rikthye pas te shënimi i ditëve në krye të bashkisë dhe tregoi se vijon të mbajë “Count down”-in, ndërsa i kanë mbetur edhe 82 ditë nga mandati i tij i parë.

“Kur e nisa “Count down”-in me 1500 ditë, në stafin tim të gjithë qeshnin dhe thoshin se kemi kohë plot, por tani që shënon vetëm 82 ditë, askush nuk qesh më, pasi kuptojnë se koha ka ikur shumë shpejt”, tha veliaj.

Gjatë këtyre ditëve të kaluara, Veliaj u pyet edhe për faktin nëse ishte i kënaqur me atë çfarë ishte bërë gjatë kësaj kohe në bashkinë e Tiranës.

“Nëse kishim planifikuar të bënim 100 gjëra, ia kemi dalë të realizojmë 95, çka më bën të kënaqur, por kam kohë edhe për të bërë punët e mbetura. Mua më pëlqen të jemi fanatikë të kohës dhe të mos e lëmë të na ikë sepse është vërtetë e çmuar”, tha Veliaj.

Top Channel