Presidenti i vendit, Ilir Meta, është takuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella, takim të cilin e ka quajtur shumë konstruktiv.

Në faqen e tij në facebook, teksa poston edhe një foto të shkrepur gjatë bisedës, Meta thekson se “Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE”.

Postimi i Metës

Takim shumë konstruktiv me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.

Kryesimi i Rradhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe.

Shqipëria duhet tē reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet mē tē mira të OSBE. Kemi besim tek mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE.

Top Channel